COVID-19

Të infektuar

4512

Të shëruar

2156

Të vdekur

97

Austria vazhdon bashkëpunimin me Ministrinë e Financave të Kosovës

news image

Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami ka pritur sot në takim ambasadorin e Austrisë në Kosovë, Christoph Weidinger, ku ka biseduar për Programin e Qeverisë së Kosovës, menaxhimin e financave publike, Programin për Rimëkëmbje Ekonomike të vendit, si dhe tema tjera të bashkëpunimit bilateral ndërmjet Kosovës dhe Austrisë.

“Në emër të Ministrisë së Financave, falënderova Ambasadorin Weidinger për mbështetjen e vazhdueshme të Austrisë për Kosovën me projekte të ndryshme që kanë kontribuar në zhvillimin socio-ekonomik të vendit tonë si dhe në procesin e integrimit evropian”, thuhet në postimin e Bajramit në Facebook.

Ambasadori austriak, Christoph Weidinger, shprehu zotimin e shtetit të Austrisë për vazhdimin e bashkëpunimit me Ministrinë e Financave në projekte të përbashkëta në fushën e ekonomisë, financave dhe fushave tjera të rëndësishme për zhvillimin e vendit tonë./Gazeta Sinjali/


Shpërndaje artikullin