Austria ka shprehur mbështetjen e saj për mbështetjen dhe konsolidimin ndërkombëtar të shtetit të Kosovës.
Kështu ka bërë të ditur ambasadori i këtij shteti në Kosovë, Christophe Weidinger pas takimit me kryeministrin në detyrë, Ramush Haradinaj.
“Austria si vend mik, do të vazhdojë të luaj rol aktiv në afirmimin ndërkombëtar të Kosovës dhe presim që të rreshtohet me Gjermaninë, në përmbylljen e procesit të liberalizimit të vizave këtë vit”, ka shkruar Haradinaj në profilin e tij në facebook, pas takimit.
Kreu i Qeverisë ka shtuar se me aleatë tradicionalë si Austria, Kosova ka kaluar sfidat më të mëdha të shtetndërtimit. Në takimin mikpritës Haradinaj ka shprehur vullnetin e institucioneve të Kosovës për intensifikimin e partneritetit politik dhe ekonomik ndërmjet dy vendeve tona./Sinjali/