image Austri: Kosovari bie nga ballkoni i një hoteli teksa punonte

Diasporë

Austri: Kosovari bie nga ballkoni i një hoteli teksa punonte

news image

Një ngjarje e rëndë i ka ndodhur një kosovari në landin Tirol të Austrisë. Ndërsa 29-vjeçari ishte duke punuar në ballkonin e një hoteli në Pertisau am Achensee (Bezirk, Schwaz), ai papritmas u rrëzua nga një lartësi prej rreth katër metrave.

Siç shkruan krone.at, kosovari kishte rënë në tarracën e hotelit, me ç’rast ka pësuar lëndime të rënda.

Në ndihmë kosovarit menjëherë i ka ardhur emergjenca mjekësore. Pas kontrollit mjekësor në vendin e aksidentit, ai është dërguar menjëherë me ambulancë të shpejtë në spitalin e rrethit Schwaz. Gjendja e tij shëndetësore nuk është bërë e ditur, por thuhet se ende vijojnë hetimet për shkaqet e sakta të aksidentit, transmeton albinfo.at.

/GazetaSinjali/