image Australiania hyn në Librin e Guinnessit - 7,079 ngjitje për 24 orë

Botë

Australiania hyn në Librin e Guinnessit – 7,079 ngjitje për 24 orë

news image

Olivia Vinson, një grua 34-vjeçare nga Australia, ka thyer rekordin botëror për numrin më të madh të ngjitjeve (pull-ups) të kryera nga një grua brenda 24 orëve, duke arritur plot 7079 ngjitje, shkruan Gazeta Sinjali.

Kjo shifër e jashtëzakonshme është pothuajse dyfishi i rekordit të mëparshëm, i vendosur në vitin 2021 nga Paula Gorlo me 4081 ngjitje.

Pas një periudhe trajnimi tre mujore, Vinson u detyrua ta ndërpresë përkohësisht përgatitjen për shkak të një dëmtimi në tendonin e bishtit. Por pas rikuperimit, ajo u rikthye dhe arriti të realizojë një mesatare prej pesë ngjitjesh në minutë, për 24 orë rresht.

Vinson u shpreh se kjo arritje i ka hapur një perspektivë të re mbi kufijtë personalë dhe fuqinë e vullnetit njerëzor.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/