image Australianët që kthehen nga India mund të dënohen me burgim

Botë

Australianët që kthehen nga India mund të dënohen me burgim

news image

Të gjithë qytetarët australianë të cilët kthehen nga India mund të dënohen me deri me 5 vjet burgim ose me gjoba të mëdha. Qeveria atje mori këtë vendim, duke i bërë ilegale udhëtimet nga India.

E gjithë kjo ka ndodhur për shkak të personave që janë kthyer në Australi dhe është raportuar se janë infektuar në Indi.

Australia ka ndaluar po ashtu të gjitha fluturimet nga shteti i Indisë, shkruan BBC. Sipas raportimeve, rreth 9.000 australianë ndodhen në Indi, 600 prej të cilëve, janë të klasifikuar si të prekur me koronavirus.

Ndërkohë India është duke u përballur çdo ditë me shifra rekorde të të infektuarve dhe viktimave nga koronavirusi.

/GazetaSinjali/