Në Australi cigaret elektronike rrezikojnë të ndalohen nga përdorimi i paketimit me ngjyra dhe të kufizohen në përdorimin e shijeve.
Mark Butler, ministri australian i Shëndetësisë në një fjalim për Klubin Kombëtar të Gazetarëve tha:
“Nuk ka më shije çamçakëzi, jo më njëbrirësh rozë apo cigare elektronike të maskuara si markera që fëmijët t’i fshehin në kutitë e lapsave. Në vend të kësaj, ne do të kemi paketim të thjeshtë me shije të thjeshta” .
Butler shtoi se Australia nuk do të rrezikoj të ulë përfitimet që kishin bërë si shtet në reduktimin e pirjes së duhanit, pasi “vaping” është bërë një produkt rekreativ, i tregtuar kryesisht për adoleshentët dhe të rinjtë të cilët kishin tre herë më shumë gjasa për të filluar duhanin.
Australia do të rrisë taksat e duhanit me pesë për qind në vit për tre vitet e ardhshme, për të ndihmuar në pagimin e një programii cili do të bëjë reduktimin e tij.
“Cigaret elektronike u janë shitur qeverive dhe komuniteteve në mbarë botën si një produkt terapeutik për të ndihmuar duhanpirësit afatgjatë. Ne nuk do të qëndrojmë dhe të lejojmë që pirja e cigareve elektronike të krijojë një brez tjetër të varur nga nikotina”, tha butler.