image Australia mposht Turqinë në start të Botërorit, debutim i vështirë për turqit

Futboll

Australia mposht Turqinë në start të Botërorit, debutim i vështirë për turqit

news image

Turqia ka nisur me humbje pjesëmarrjen në Kupën e Botës, pasi u mposht 2-0 nga Australia në ndeshjen e parë të Grupit D, të zhvilluar në kuadër të turneut që po mbahet në SHBA, Meksikë dhe Kanada.

Australianët arritën të marrin tre pikë të rëndësishme falë një paraqitjeje të organizuar dhe efikase, duke shfrytëzuar rastet vendimtare gjatë ndeshjes.

Golin e parë për Australinë e realizoi Nestory Irankunda në minutën e 27-të, ndërsa Conor Metcalfe vulosi fitoren në minutën e 75-të, duke i dhënë ekipit të tij një start pozitiv në grup.

Me këtë fitore, Australia renditet në krye të grupit së bashku me SHBA-në, e cila gjithashtu ka marrë fitore në ndeshjen e parë, ndërsa Turqia mbetet pa pikë pas xhiros së parë.

Në këtë grup bën pjesë edhe Paraguai, i cili pritet të jetë një tjetër rival i fortë në garën për kualifikim në fazën eliminatore.

Turqia kishte siguruar pjesëmarrjen në këtë Botëror pasi kishte eliminuar Kosovën në fazën e playoff-it, por starti i turneut nuk ka shkuar sipas pritshmërive për skuadrën turke.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/