image Audio që dëshmon se këngëtari Rexha gënjeu në Klan e TV Dukagjini

Kosovë

Audio që dëshmon se këngëtari Rexha gënjeu në Klan e TV Dukagjini

news image

Dy ditë më parë u raportua në disa media se si këngëtarë të estradës u arrestuan nga Policia Zvicerane me 13 prill në njërën prej diskoteva më të njohur atje, ku ishte paraparë të mbahej një “Bajram Party”, e ku zakonisht performojnë shqiptarët.

Këngëtarët që u arrestuan ishin: Sinan Vllasaliu, Soni Malaj, Don Phenom, Eugena Aliu. Ata janë mbajtur për 48 orë nga policia zvicerane.

Krejt këto informacione për Insajderin i konfirmoi këngëtari Labinot Rexha i cili poashtu do të performonte në atë natë.

Ai e ka rrëfyer krejt ngjarjen, ku konfirmoi se problemi qendronte tek “leja e punës” të cilën këngëtaret nuk e posedonin.

Pra, sipas tij ata po përdornin vizën turistike për të kryer edhe punë. Pasi i konfirmoi krejt këto informata, ai pas publikimit të shkrimit dhe videos reagojë ashpër ndaj Insajderit.

Një ditë pas ai u paraqit në disa emisione televizive duke thënë se “Insajderi ia keqpëdori deklaratën”, që “këngëtarët sjanë ndaluar për 48 orë”, që “skanë qenë 150 policë”. Më poshtë po ju rendesi disa prej fjalive të tij: Isnajderi e ka deviju intervistën time, të cilën parapraksiht ne folëm jashtë kamere, jashtë incizimit dhe folim detajisht dhe tani I thashë para se me publiku këtë duhesh paraprakisht më më lajmru me pa unë e tani me publiku. Dhe ata e kanë publiku pa dijenin time Edhe isnajderi e ka keqpërdorë lajmin tim se nuk ka qenë ashtu, unë e kam vizën C, pasaportën zviceran e përjetshme… mua më kanë kontrollu mbi 5 deri 10 minuta, edhe atë mesazh 105 policë nuk kanë qenë ajo është e pamundur ushtria nuk ka 105 policië, por kanë qenë 50 besoj edhe ma shumë.

Insajderi pas kësaj ka publikuar një audio e cila tregon se si gënjeu Labinot Rexha në studiot televizive ku ishte i ftuar.

/GazetaSinjali/