Gjatë ditës së sotme është zhvilluar derbi në mes Partizanit dhe Crvena Zvezdës, ndeshje kjo e cila përfundoi me fitoren minimale 1-0 për Partizanin.
Por kjo ndeshje u zhvillua sikur të mos ekzistonte koronavirusi fare, pasi që morën pjesë mbi 20 mijë tifozë, shkruan Gazeta Sinjali.
Po ashtu në disa pamje të publikuara shihet atmosfera e madhe që kanë krijuar dy tifozërit.
Kurse në gjithë Evropën ndeshjet e futbollit janë duke u zhvilluar pa praninë e tifozëve.