image Atmosferë elektrizuese në Wembley - Gjithçka gati për duelin Fury - Whyte

Sporte Luftarake

Atmosferë elektrizuese në Wembley – Gjithçka gati për duelin Fury – Whyte

news image

Ka mbetur tani jo shumë kohë kur Kampioni në fuqi i Botës, Tyson Fury do të dalë sonte në ring në tentim për ta mbrojtur titullin e kampionit.

Britaniku Fury do ta ketë përballë britanikun tjetër, Dillian Whyte, në një duel emocionues që do të zhvillohet në stadiumin mitik, Wembley.

Dyshja do të duelojnë për kategorinë e peshave të rënda ‘WBC’, në një pjesëmarrje rekorde prej 94 mijë tifozëve në Wembley.

Anglezët janë duke prodhuar një atmosferë elektrizuese para meçit.

/GazetaSinjaliSport/