image Atletico përmbys Barcelonën, kualifikohet në finale kundër Real Madridit

Futboll

Sport/ Atletico përmbys Barcelonën, kualifikohet në finale kundër Real Madridit

news image

Gjysmëfinalja e Superkupës së Spanjës ndërmjet Barcelonës dhe Atletico Madridit, i ka takuar kësaj të fundit.

Koke ishte ai që i dha epërsinë Atleticos duke shënuar në minutën e 46 të ndeshjes pas asistimit nga Correa.

Barça u kundërpërgjigj për mrekulli përmes Messit e Griezmannit që shënuan në minutat 51, përkatësisht 62.

Por, Atletico nuk u dorëzua, duke shënuar në vazhdim dy gola.

Shifrat i barazoi Morata nga penaltia në minutën e 81, derisa për golin e fitores u përkujdes Correa në minutën e 86, pas asistimit nga Morata.