image Atletico mposht Villarrealin, merr pozitën e katërt në La Liga

Futboll

Atletico mposht Villarrealin, merr pozitën e katërt në La Liga

news image

Atletico Madridi ka regjistruar fitore të rëndësishme në La Liga, në garën për një vend në top-katërshe.

Skuadra e drejtuar nga Diego Simeone triumfoi sonte ndaj Villarrealit, në kuadër të javës së 30-të.

Ndeshja e zhvilluar në “Estadio de la Ceramica” përfundoi me rezultatin 1:2.

Madrilienët pikët e plota i siguruan në fundin e ndeshjes, falë golit të Saul Niguez (87’). Goli i parë u shënua nga Axel Witsel (9’).

Ndërsa, golin e vetëm për “Nëndetësen e Verdhë” e realizoi Alexander Sorloth (50’).

Atletico Madridi pas kësaj fitore ka 58 pikë dhe tani ka rrëmbyer pozitën e katërt në tabelë, pas humbjes së Athletic Bilbaos ndaj Real Madridit.

Bilbao bie në pozitën e pestë me dy pikë më pak.

Villarreali është i dhjeti me 38 pikë.

/GazetaSinjali/