image ATK inkasoi 22 milionë euro më pak në krahasim me vitin e kaluar

Financa

ATK inkasoi 22 milionë euro më pak në krahasim me vitin e kaluar

news image

Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) gjatë kohës së pandemisë ka realizuar 22 milionë euro të hyra më pak në krahasim me periudhën e vitit të kaluar, e kjo vlerësohet se ka bërë që të dëmtohen edhe të hyrat e buxhetit të shtetit.

Megjithatë drejtori i ATK-së, Ilir Murtezaj, ka thënë se për pesë muaj të këtij viti 2020, janë inkasuar 186 milionë të hyra.

“Për 5 mujorin 2020 në si ATK kemi arritur të mbledhim mbi 186 milionë euro të hyra tatimore. Të cilat nëse i bëjmë në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit 2019, do të thotë se kemi inkasuar mbi 22 milionë euro më pak se sa viti i kaluar”, ka thënë ai.

Murtezaj ka deklaruar se kjo ka ndikuar për të keq në ekonomi.

“Për shkak pandemisë përveç aspektin shëndetësor ka ndikuar në masë të theksuar, një dëm të madh në ekonomi dhe në inkasimin e të hyrave të buxhetit të shtetit”, ka thënë Murtezaj.

Por, Murtezaj njoftoi se vetëm në muajin maj ATK-ja ka inkasuar 4.5 milionë euro të hyra, kjo si shkak e zgjatjes së afatit në muajt mars-prill për bizneset.

E sipas tij, kjo do të ndikojë në përmirësimin e ekonomisë.

“Për muajin maj kemi 4.5 milionë euro të hyra për shkak të zgjatje së afatit që kemi pasur në muajin mars-prill. Kjo ka bërë që ne të realizojmë këto të hyra”, tha Murtezaj për EO.

Mes tjerash, Murtezaj ka folur edhe për Pakon e Rimëkëmbjes Ekonomike për të cilën tha se duhet të bëhet një përgatitje e qëlluar që të nxisë të hyrat tatimore dhe të konsumit. /GazetaSinjali/