Detaje të tjera janë mësuar për gjendjen shëndetësore të dy të miturve që mbetën të lënduar nga atentati i djeshëm në Tiranë.
Një breshëri plumbash u drejtuan në ‘G Classin’ ku udhëtonin katër persona, shoferi 34 vjeçar Arens Stafa, 19 vjeçari Kian Mullai si dhe dy vëllezërit Marko Demiraj 17 vjeç dhe D.D. 11 vjeç.
17 vjeçari Marko Demiraj u nis këtë pasdite për trajtim jashtë vendit, raporton abcnews.al.
Ndërkohë 11 vjeçari, fëmija tjetë i familjes Demiraj i cili ishte në gjendje mv të rëndë shëndetësore është nisur gjithashtu për kurim jashtë vendit.