image Atentat në Sarandë, viktima goditet me plumb në kokë

Shqipëri

Atentat në Sarandë, viktima goditet me plumb në kokë

news image

Një atentat me armë zjarri është shënuar mbrëmjen e kësaj të enjteje në Sarandë. Ngjarja ka ndodhur në zonën e Gjashtë, ku si pasojë ka mbetur i vrarë Rexhep Ismaili, pronar i një karburanti në qytet.

Sipas informacioneve paraprake, viktima dyshohet se është qëlluar me armë zjarri dhe ka marrë një plumb në kokë, plagë që i ka shkaktuar vdekjen, raporton euronews.

Menjëherë pas ngjarjes, në vendin e atentatit kanë mbërritur forca të shumta policie, të cilat kanë rrethuar zonën dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave.

Deri më tani nuk ka informacion zyrtar mbi autorët apo motivet e ngjarjes, ndërsa grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e tyre.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/