image Ata që shajnë janë miq më të mirë

Qesharake

Ata që shajnë janë miq më të mirë

news image

Nga fëmijëria kemi mësuar se sharjet janë të këqija dhe nuk duhet përdorur ndaj dikujt. Por a ju kujtohet hera e parë që keni dëgjuar një nga miqtë tuaj duke sharë? Me shumë mundësi kjo ju afroi pak më shumë pranë tij.

Sharja mund të jetë një veprim i pavullnetshëm. Një studim zbuloi se dikush që shan ka më shumë të ngjarë të jetë i pafiltruar, i sinqertë dhe më pak të ngjarë të censurojë veten.

Sharja e mallkimi mund të jenë dëshmi se një person po thotë mendimin e tij të sinqertë dhe nuk filtron veten ose pikëpamjet e tij, gjë që llogaritet si një tipar i vlefshëm për një mik. Ndonjëherë kemi nevojë për një mik që të na tregojë atë që duhet të dëgjojmë, e jo atë që duam të dëgjojmë.

/GazetaSinjali/