image Aston Villa nuk ka të ndalur, siguron shërbimet e futbollistit të Man United

Futboll

Aston Villa nuk ka të ndalur, siguron shërbimet e futbollistit të Man United

news image

Aston Villa kanë siguruar edhe një përforcim për sezonin e ri që po afron.

Lojtari i Manchester United, Axel Tuanzebe, do t’i bashkohet skuadrës së Aston Villa, në formë huazimi.

Lojtari do të jetë me fanellën e Villas deri në qershor të vitit 2022.

Marrëveshja tashmë është zyrtarizuar dhe lojtari pritet të ketë më shumë hapësira te skuadra e re.

Mbrojtësi ishte pjesë kyçe e Aston Villa në kohën kur këta të fundit siguronin rikthimin në Premier League.

Ndryshe, skuadra angleze ka bërë një merkato mjaftë cilësore, duke i blerë Danny Ings, Leon Bailey dhe Emiliano Buendia, mirëpo largimi i Jack Grealish mund të zbeh këtë merkato. /Gazeta Sinjali Sporti/