Gjatë afatit të fundit të transferimeve u përfol mjaft shumë për një transferim të mundshëm të Rashicës tek Aston Villa.
Mirëpo, kjo gjë siç duket nuk do të ndodhë, transmeton Sinjali Sportiv.
Të paktën kështu pretendon gazetari i ‘The Athletic’, Gregg Evans i cili ka thënë se ky transferim nuk besohet se do të ndodhë.
“Milot Rashica i Werder Bremen ishte një tjetër lojtar me interes, por shumë do të duhej të ndryshonte për ta kthyer atë në transferim të mundshëm. Kosovari është gjithashtu i dëmtuar dhe ka mundësi të humbasë shumicën e muajit të ardhshëm, gjë që do ta bënte një ndjekje edhe më komplekse. “, deklaroi Evans.
Milot Rashica iu bashku Werderit në vitin 2018, ku ka bërë 79 paraqitje dhe ka shënuar 24 gola.