Shtabi komunal i Malishevës për luftimin dhe parandalimin e etheve hemorragjike sot ka mbajtur një takim pune, ku është shqyrtuar situata endemike me ethet hemorragjike, raporton Gazeta Sinjali.
Komuna e Malishevës ka bërë të ditur se deri më tani nuk është shënuar asnjë rast me këto ethe.
Në takimin e mbajtur është bërë e ditur se në QKMF në Malishevë, është rritur niveli i gatishmërisë dhe janë ndërmarrë të gjitha masat për trajtimin e rasteve të thumbimit nga rriqrat.
“Në këtë takim të shtabit komunal, u paraqit edhe shqetësimi i përbashkët i problemit të dezinsektimit të zonave endemike, procedurë e cila është filluar nga ana e Komunës së Malishevës, mirëpo lënda ka mbetur e pa trajtuar nga ana e Organit Shqyrtues të Prokurimit në nivel qendrorë dhe si pasojë, deri më tani është pamundësuar dezinsektimi i zonave endemike”, thuhet në njoftimin e komunës.