image Asnjë goditje në portë, Brazili e "terrorizoi" sonte Serbinë

Futboll

Asnjë goditje në portë, Brazili e “terrorizoi” sonte Serbinë

news image

Brazili e hapi suksesshëm kampanjën e Botërorit 2022 të Katarit.

‘SambaBoys’ mposhtën me rezultat 2-0 Serbinë, në një ndeshje ku rezultati kishte mund të ishte shumë më i thellë.

Richarlison ishte protagonisti kryesor i ndeshjes, ku i realizoi të dy golat për kombëtaren braziliane (62′ 73′), me të fundit i cili ishte spektakolar i realizuar në mënyrë akrobatike.

Rezultati sidoqoftë mund të kishte qenë më i thellë, pas rasteve të panumërta që pati Brazili.

Brazilianët kishin në total 24 goditje, 10 prej të cilave ishin në portë, karshi vetëm 4 të Serbisë, prej të cilave asnjëra nuk erdhi në portë.

Gjithashtu, Brazili kishte 59% posedimin e topit, karshi 41% të Serbisë.

Portieri serb kishte punë duke pritur 8 goditje, kurse Alisson ishte i “papunë” pasi nuk kishte asnjë pritje.

sTATSS

/GazetaSinjaliSport/