image ASK: Rrymë dhe prodhim të thëngjillit pati më shumë ky tetor se ai i 2023-tës

Kosovë

ASK: Rrymë dhe prodhim të thëngjillit pati më shumë ky tetor se ai i 2023-tës

news image

Më shumë energji elektrike kishte në dispozicion në tetorin e këtij viti, sesa në muajin e njëjtë të 2023-tës, gjithashtu pati edhe rritje të prodhimit të thëngjillit.

Kjo u bë e ditur në “Statistikat e Energjisë” të publikuara nga Agjencia e Statistikave të Kosovës.

“Gjatë muajit Tetor të vitit 2024  Energjia Elektrike bruto në Dispozicion ishte 544.16 GWh kurse konsumi i energjisë elektrike ishte 391.74 GWh apo 10.09 %  më i madh, krahasuar  me muajin e njëjtë të vitit paraprak.Pjesëmarrja e energjisë elektrike alternative në kuadër të konsumit të përgjithshëm ishte 8.29%”, tha ASK-ja.

Ajo tutje vuri në dukje se importi i energjisë elektrike në tetor të 2024-tës ishte 254.41 GWh ndërsa eksporti në të njëjtën periudhë ishte 250.46 GWh.

“Prodhimi i thëngjillit ishte rreth 723.12 mijë ton ose 23.78% më shumë se në muajin e njëjtë të vitit paraprak”.

/GazetaSinjali/