image ASK: Kosova pritet t’i ketë 1.6 milionë banorë

Kosovë

ASK: Kosova pritet t’i ketë 1.6 milionë banorë

news image

Kryeshefi ekzekutiv i ASK-së, Avni Kastrati, ka bërë të ditur se të dhënat paraprake, preliminare, priten të publikohen në fillimin e muajit korrik.

“ASK-ja ka kohë të publikojë të dhënat paraprakë, preliminare, në fund të muajit gisht, ne do të mundohemi që të dhënat të jenë më herët edhe propozimi i parë që jemi dakorduar pritet që të dhënat paraprake të publikohen në fillimin e muajit korrik. Por në bazë të ditëve të fundit të mbarimit të procesit, edhe shtesa që ka qenë, pritet janë që Kosova t’i ketë rreth 1.6 milionë banorë”, ka thënë Kastrati të hënën.

“Të dhënat finale duke u bazuar në praktikat e mëhershme, publikohen një vjet pas datës së regjistrimit por deri në 15 muaj. Tani planifikojmë t’i publikojmë mbas gjashtë muajve”, ka deklaruar tutje Kastrati.

Sipas Kastratit, pjesëmarrja e komuniteteve ka qenë masive dhe e hapur, përveç komunitetit serb në katër komunat veriore, ku pjesëmarrja ka qenë vetëm pjesërisht dhe jo në mënyrë masive.

“Pjesëmarrësja e komuniteteve, në përgjithësi shumica prej tyre kanë qenë të hapura dhe në favor të regjistrimit të popullsisë, andaj pjesëmarrja e tyre ka qenë masive e të gjitha komuniteteve përveç komunitetit serb në katër komunat e veriut që pjesërisht ka marrë pjesë në regjistrim por jo në mënyrë masive, pra të gjitha komunitetet kanë pjesë në regjistrim përveç komunitetit serb ne veri që kanë hezituar”, ka deklaruar ai.

/GazetaSinjali/