image Asgjësohen rreth 3 mijë bimë kanabis në Shkodër

Shqipëri

Asgjësohen rreth 3 mijë bimë kanabis në Shkodër

news image

Policia e Shqipërisë në Qarkun e Shkodrës ka zbuluar dhe asgjësuar një plantacion me 2943 bimë të dyshuara narkotike të llojit kanabis sativa.

Në kuadër të këtij operacioni, dy roje mjedisi janë proceduar penalisht për shpërdorim detyre, pasi dyshohet se kanë pasur lidhje me kultivimin e bimëve narkotike.

Rasti është duke u hetuar nga autoritetet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e të gjithë personave të përfshirë.

Njoftimi i plotë i Policisë së Shtetit:

Në vijim të operacionit policor të koduar “Koordinata”, strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër dhe komisariatet në varësi të saj kanë intensifikuar kontrollet në të gjithë territorin e qarkut, me qëllim goditjen e rasteve të kultivimit të bimëve narkotike.

Në territorin e njësive administrative  Pult dhe Shosh, shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër gjetën dhe asgjësuan 735 bimë të dyshuara Cannabis Sativa.

Në territorin e njësive administrative Kastrat dhe Gruemirë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe asgjësuan 1631 bimë të dyshuara Cannabis Sativa.

Për këto raste u proceduan për shpërdorim detyre:

V.P., roje pyjesh

A.K., roje e zonave të mbrojtura

Në territorin e njësive administrative Temal dhe Shllak, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës asgjësuan 139 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa.

Në territorin e njësive administrative Luf-Qerret dhe Gjegjan, shërbimet e Komisariatit të Policisë Pukë asgjësuan 438 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa.

Vijon puna për identifikimin, kapjen dhe vënien para përgjegjësisë penale të autorëve të kultivimit të paligjshëm.

Operacioni antikanabis i koduar “Koordinata” vijon në të gjithë territorin e qarkut Shkodër.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/