image Asgjësohen mbi 40 mijë bimë narkotike në Shkodër - procedohen penalisht 10 persona

Shqipëri

Asgjësohen mbi 40 mijë bimë narkotike në Shkodër – procedohen penalisht 10 persona

news image

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Koordinata”, strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër dhe komisariatet përkatëse kanë intensifikuar kontrollet kundër kultivimit të bimëve narkotike në territorin e qarkut Shkodër, shkruan Gazeta Sinjali.

Gjatë këtyre kontrolleve janë gjetur dhe asgjësuar gjithsej 40,621 bimë të dyshuara Cannabis Sativa.

Në njësitë administrative Shalë, Pult dhe Shosh u asgjësuan 15,790 bimë, ndërsa për këtë rast janë proceduar penalisht 6 persona, përfshirë kryetarë fshatrash dhe roje mjedisi.

Në zonat e Kastratit dhe Shkrelit u asgjësuan 22,422 bimë, duke u proceduar 4 persona të tjerë për shpërdorim detyre. Gjithashtu, në Temal dhe Shllak u sekuestruan dhe asgjësuan 2,409 bimë të tjera narkotike.

Operacioni vijon për identifikimin dhe ndëshkimin e të gjithë autorëve të kultivimit të paligjshëm të bimëve narkotike në Shkodër.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/