image Asgjësohen dy aeroplanë rusë

Botë

Asgjësohen dy aeroplanë rusë

news image

Mediat ndërkombëtare raportojnë se të martën më 22 shtator në Tver, është rrëzuar aeroplani luftarak rus Su-30, pasi që është goditur aksidentalisht gjatë ushtrimeve ushtarake, nga predhat e shkrepura nga aeroplani tjetër luftarak rus Su-35S. Pilotët kanë shpëtuar, pasi katapultuan në momentin kur janë goditur nga aeroplani tjetër rus, transmeton Gazeta Sinjali.

Në Rusi nuk janë të pakta rastet kur aeroplanët dhe helikopterët e flotës ajrore ruse, rrëzohen gjatë ushtrimeve ushtarake ose për shkak të problemeve teknike apo nga goditjet aksidentale.

Viteve të fundit nuk janë të pakta aksidentet ajrore në shtetet që në kuadër të arsenalit ushtarak kanë aeroplanë luftarakë rusë Sukhoi dhe MiG. Sipas ekspertëve të aviacionit, thuhet se arsyeja e rrëzimit të aeroplanëve rusë është kryesisht e natyrës teknike dhe jo e gabimeve të pilotëve.

Gjithashtu, më 22 shtator, është rrëzuar edhe një aeroplan tjetër luftarak rus Su-22, i cili ishte në shfrytëzim nga ushtria siriane e Asadit.

Aeroplani Su-22 që ishte pjesë e flotës ajrore siriane, u rrëzua nga aeroplani izraelit F-16. Aeroplanët izraelitë F-16, që janë prodhim amerikan, të cilët po e dominojnë qiellin sirian edhe pse në Siri ka sisteme kundërajrore ruse, Pancir S dhe S-300, të cilat deri më tani kanë dështuar në zbulimin dhe rrëzimin e ndonjë aeroplani izraelit.

Ekspertët besojnë se aeroplanët izraelitë kanë bllokues të radarëve çka e bën të pamundur që sistemet kundërajrore ruse t’i zbulojnë dhe t’i rrëzojnë.

/Gazeta Sinjali/