image Asfiksohen dy persona brenda një shpelle në malin e Klenjës

Shëndetësi

Asfiksohen dy persona brenda një shpelle në malin e Klenjës

news image

Dy persona në Bulqizë janë asfiksuar pasi  janë futur brenda një shpelle në malin e Klenjës, për të rregulluar tubacionin e ujit të pijshëm që ishte prishur për shkak të ngricave.

Shtetasit A.T. dhe N.T. gjatë punës kanë përdorur një gjenerator me naftë dhe nga mungesa e ajrit janë asfiksuar duke shfaqur probleme shëndetësore.

Të dy janë nxjerrë nga vendi ku kishin mbetur të asfiksuar dhe janë dërguar për ndihmë mjekësore në spital, ku aktualisht ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po kryen hetimet për zbardhjen e shkaqeve të plota të kësaj ngjarjeje./Euronews.al.

/GazetaSinjali/