Asamblisti i Lëvizjes Vetëvendosje në Kuvendin Komunal të Mitrovicës, Faruk Mujka, është zgjedhur kryeshef ekzekutiv i Ndërmarrjes Publike “Ibër Lepenc”, shkruan Gazeta Sinjali.
Kjo është bërë e ditur nga vetë Mujka përmes një postimi në Facebook, teksa tha se është koha për një udhëtim të ri.
“Çdo udhëtim ka fillimin, itinerarin dhe fundin e tij. Nga secili udhëtim kam fituar njohuri, eksperienca dhe miq të ri. Gjërat e këqija të përjetuara gjatë rrugëtimit hudhen pas shpine”, ka shkruar Mujka.
Ndërsa në vendimin e publikuar nga Mujka, thuhet se mandati i tij nis nga 6 dhjetori i këtij viti, ndërsa përfundon pas tri viteve, por me opsion të vazhdimit.
Postimi i plotë:
Çdo udhëtim ka fillimin, itinerarin dhe fundin e tij. Nga secili udhëtim kam fituar njohuri, eksperienca dhe miq të ri. Gjërat e këqija të përjetuara gjatë rrugëtimit hudhen pas shpine.
Tani, koha për udhëtim të ri.
Nga, nesër filloj detyrën e re, Kryeshef Ekzekutiv në NHE “Ibër – Lepenc”, ndërmarrje tepër e rëndësishme për zhvillimin ekonomik të Republikës së Kosovës. Vend ideal për për të kontribuar dhe treguar aftësitë e duhura menaxhuese në përputhje me pritjet e qytetarëve.
Falemnderoj nga thellësia e zemrës të gjithë ata që më kanë besuar, përkrahur dhe mbështetur gjatë këtyre viteve nga sfida në sfidë.
Mbase edhe takohemi gjatë rrugëtimit