Ambasadori i Kosovës në Portugali, Ylber Kryeziu, është takuar me homologun e tij nga Guinea-Bissau në Portugali, me të cilin kanë biseduar për thellimin e bashkëpuimit në mes dy shteteve.
“Pritje e ngrohtë nga kolegu im i dashur, ambasadori i Guinea-Bissau në Portugali, Helder Vaz Lopes. Rikonfirmoi marrëdhënien e mirë që Kosova ka me Gunea Bissau dhe e cila vetëm do të vazhdojë të forcohet”, shkroi Kryeziu në Facebook.
Ky takim mohon pretendimet e presidentit serb Aleksandër Vuçiq, i cili pretendonte se nëntë shtete, kryesisht nga Afrika, kinse kanë ndryshuar pozicion në raport me shtetësinë e Kosovës.