Artisti kontemporan Petrit Halilaj i cili u përfol shumë pas dorëheqjes së tij dhe Bjenalja e Beogradit për mosnjohjen e Kombësisë së tij, si duket po punon në projekte të reja, transmeton Gazeta Sinjali.
Ai së fundmi është fotografuar në shoqërinë e njërit prej artistave më me zë në botë, Willem Dafoe.
Dyshja u panë në një set xhirimi, por se a do të na sjellin ndonjë bashkëpunim ende nuk është bërë e ditur.
Ishte Petrit Selimi i cili i kushtoi një postim në “Twitter” këtij bashkëpunimi.
“Një nga aktorët më të mirë të botës, Willem Dafoe së bashku ,me një nga artistët më të mirë të artit kontemporan Petrit Halilaj dhe partneri i tij Alavaro, në një set xhirimesh për film. Mezi po pres të shoh rezultatet e këtij bashkëpunimi të mahnitshëm”, shkruan Selimi. /Gazeta Sinjali/