image Artistët fillojnë kampanjën ‘Jo fushatë, por vaksina’

Film

Artistët fillojnë kampanjën ‘Jo fushatë, por vaksina’

news image

Orari i orës policore është zgjatur dhe mbledhitë e ndryshme për fushata zgjedhore dita ditës po shtohen, shkruan Gazeta Sinjali.

Për rritje të numrit të të infektuarve si shkak i mbledhive të subjekteve të caktuara politike, kohëve të fundit ka paralajmëruar edhe infektologu Ilir Tolaj.

“Prandaj, këto tubime së bashku me variantin e ri, që me siguri ka aftësinë e përhapjes më të madhe, mund ta nxjerrë situatën nga kontrolli dhe mund ta nxjerrë Kosovën nga kjo situatë e volitshme. Pra, situata mund të dalë nga binarët dhe atëherë masat e jashtëzakonshme të jenë të domosdoshme. Kurse në këtë situatë, e domosdoshme është ndalimi i organizimeve të partive politike në ambiente të mbyllura pa maska dhe pa distancë”, ka thënë Tolaj për REL.

Për këtë gjë, komuniteti i artistëve ka nisur një fushatë në rrjete sociale, ku bëjnë thirrje të ndalen fushatat dhe të ndërmerret diçka në lidhje me vaksinën antiCOVID.

Kanë qenë Astrit Kabashi dhe Fatmir Spahiu të parët që në llogarinë e tyre personale, publikuan postimin, ku shkruanin ”Jofushatëporvaksina’.

/Gazeta Sinjali/