image Arti shqiptar në zi! Humb betejën me COVID-19 artisti i njohur shkodran - Sinjali

COVID-19

Të infektuar

68.351

Të shëruar

59.438

Të vdekur

1.592

Arti shqiptar në zi! Humb betejën me COVID-19 artisti i njohur shkodran

news image

Ka ndërruar jetë artisti i njohur shkodran, Enrik Çefa.

I njohur për angazhimet e tij në disa festivale për fëmijë dhe të rritur, në Shkodër, sikurse në tërë karrierën dhe deri në momentet e fundit të jetës, ai ishte mjaft aktiv në jetën publike.

Fatkeqësisht ai ka ndërruar jetë sot, në moshën 75-vjeçare, në një prej spitaleve Covid në Tiranë, pasi ndodhej i shtruar prej disa ditësh në gjendje të rëndë.

Artisti në 24 orët e fundit kishte kaluar në intubim dhe nuk ia doli të fitojë betejën me koronavirusin. /Gazeta Sinjali/


Shpërndaje artikullin