Artan Hajrizi, i kërkuar nga autoritetet serbe ka thënë se ndodhet në Gjermani.
“Jam në policinë e Gjermanisë në Hanover i kam lajmëruar që mi kanë vjedh dokumentet e janë ec”, ka thënë Artan Hajrizi për Dukagjinin.
Artani tha se vëllai i tij Fatoni ka qëndruar te ai dhe ia ka marrë dokumentet.
“Dokumentet m’i ka marrë se kuletën e la në tavolinë në korridor me çelësa me krejt e vëllai ka qëndruar te unë”, tha ai.
Artan Hajrizi është duke u kërkuar nga Serbia, pasi dokumentet e tij janë gjetur në vendin ku u vra polici serb pas mesnate.
/GazetaSinjali/