image Arta Nitaj tregon se sa fiton nga postimet në Instagram

Bota e Yjeve

Arta Nitaj tregon se sa fiton nga postimet në Instagram

news image

Aktorja Arta Nitaj ka qenë e ftuar mbrëmë në një emision televiziv, ku ka folur për shumë tema.

Nitaj ka treguar edhe për jetën në Dubai, derisa edhe ka folur për fitimet që ka nga postimet në Instagram.

Ajo s’ka pranuar të jap shifër se sa para merr për postime në këtë rrjet social, mirëpo ka thënë se për aq sa punon në këtë pjesë, fiton shumë.

“Fitoj, por jo aq shumë. Ndoshta po t’i kisha dhënë rëndësi asaj pjese kisha fitu më shumë se unë jam dembelicë. S’muj me u çu prej gjumi me thanë unë jam influencere dhe po bëj make up dhe po bëj foto. I pritoj asaj pjese, por për aq sa punoj mirë shumë”, ka thënë Nitaj.

/GazetaSinjali/