Arta Nitaj, modelja e aktorja e njohur kosovare, ka qenë shpesh ballinë e faqeve rozë duke u komentuar herë për linjat trupore e herë për jetën private, shkruan Gazeta Sinjali.
Arta ka arritur të ketë fansa të shumtë, përkundër që tash e një kohë nuk është aktive në ndonjë profesion.
Sa i përket jetës private, ajo ka pasur lidhje të cilat kanë qenë të dështuara, por që asnjëherë nuk është shfaqur publikisht me ta.
Kurse tani ajo ka publikuar një imazh e veshur me fustan në të cilin shkruan “Nuse”, e kjo ka zgjuar kureshtje të madhe.
A po bëhet gati për dasmë disa ditë pas ditëlindjes apo çfarë po fshihet pas këtij imazhi ende nuk është e konkretizuar. /Gazeta Sinjali/