Këngëtarja, Arta Bajrami përmes një postimi në rrjetin social Instagram, ka uruar të bijën për trevjetorin e lindjes së saj, shkruan Gazeta Sinjali.
Këngëtarja ka treguar se ndihet e bekuar dhe nuk ka asgjë që nuk do të bënte për të.
“Buzëqeshja yte që më gëzon. Qoftë ditëlindja jote e 3-të aq e bukur sa je ti çika ime e vogël. Ti je një bekim për mua dhe nuk ka asgjë që nuk do të bëja për ty, zemra ime. Shijoje ditën tënde, Electra ime! Gëzuar ditëlindjen e tretë! Ti je një fëmijë i mahnitshëm dhe unë jam e lumtur që jam këtu me ty dhe që je e rrethuar me plot dashuri nga familja jonë. Të duam Mami, Babi, Victoria dhe Ideal Morris”, ishin fjalët e ëmbla të Artës për të bijën, Electran. /Gazeta Sinjali/