image Art Haliti ka nevojë për ndihmë për trajtim mjekësor jashtë vendit

Sociale

Art Haliti ka nevojë për ndihmë për trajtim mjekësor jashtë vendit

news image

Art Haliti për shkak të një dëmtimi që i është shkaktuar gjatë procesit të lindjes, ka nevojë për intervenim të specializuar jashtë vendit, përkatësisht në Vjenë të Austrisë.

Si pasojë e dëmtimit të pleksusit brakial, ai s’mund ta lëviz njërën dorë dhe përmirësimi natyral është i pamundur pa ndërhyrje specialistike kirurgjikale.

Ai tashmë është shtatë muajsh, dhe kjo ndërhyrje duhet të kryhet në mes të moshës 6 dhe 9 muajshe.
“Rekomandimi është shumë i qartë: ndërhyrja kirurgjikale është shumë e nevojshme dhe duhet të kryhet midis moshës 6 dhe 9-muajshe. Djali ynë tani është 7-muajsh dhe kjo është një periudhë kritike për zhvillimin e tij. Veprimi i shpejtë mund të përmirësojë ndjeshëm rikuperimin e tij afatgjatë. Vonesa në trajtim mund të sjellë humbje të përhershme të funksionit të krahut”, thuhet në njoftimin e të afërmeve.

Sipas vlerësimit të spitalit, kostoja e operacionit dhe e qëndrimit katërditor në spital është rreth 30.000 euro, shumë kjo që familja s’mund ta përballojë e vetme, prandaj kërkohet ndihma e njerëzve vullnetmirë që Arti të mos rrezikojë të humb krahun e tij përgjithmonë.

KLIKONI KËTU PËR TË NDIHMUAR

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/