Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa e ka refuzuar kërkesën e Lëvizjes Vetëvendosje për numërimin e 4 mijë e 639 votave nga diaspora të cilat kanë mbërritur me vonesë në Kosovë.
Në vendimin disafaqësh të publikuar nga PZAP, jepet edhe arsyetimi për vendimin refuzuas ndaj kërkesës së LVV-së.
Arsye e vetme del të jetë koha e pranimit të pakove me fletvotime, të cilat kanë ardhur me vonesë, shkruan Gazeta Sinjali.
“Kontestuese në këtë rast mbetet vetëm çështja e vlefshmërisë së këtyre pakove me fletëvotimeve, si të rregullta pasi që në KQZ, të njëjtat janë pranuar pas afatit të paraparë ligjor, për pranimin e pakove me fletëvotime nga votuesit jashtë Kosovë. Paneli, konstaton se pretendimet e paraqitësit të apelit janë të paqëndrueshme dhe të pabazuara në ligj, ngase KQZ-ja, drejt ka vepruar kur pakot me fletëvotime prej 4,639, të votuesve jashtë Kosovës, të cilat në KQZ, janë pranuara nga data 08.10.2019 deri më datë 11.10.2019, që nuk i ka bartur në QNR, për procedim të rregullt dhe numërim”, thuhet në arsyetimin e vendimit nga PZAP.
Sipas PZAP-së, 4,639, pako me fletëvotime nga votuesit jashtë Kosove janë pranuar nga KQZ-ja nga data 08 tetor deri me datë 11 tetor, pas ditës së zgjedhjeve të datës.
Për PZAP-në nuk është kontestuese se këto pako me fletëvotime janë dorëzuar me kohë nga votuesit jashtë vendit, por që ato sipas tyre kanë mbërritur me vonesë.
Vendimin e plotë të PZAP-së mund ta lexoni duke klikuar KËTU. /Gazeta Sinjali/