image Arsyeja pse te foshnjat shpimi i veshëve mund të mos jetë i mirë

Këshilla

Arsyeja pse te foshnjat shpimi i veshëve mund të mos jetë i mirë

news image

Sipas Akademisë Amerikane të Pediatrisë, prindërit duhet të presin që fëmijët e tyre të bëhen të paktën 6-muajsh, përpara se të marrin vendimin që t’ua shpojnë veshët, transmeton Gazeta Sinjali.

E teksa kjo çështje është mjaft e diskutuar nga prindërit, nuk mund të mohohet se ka mjaft disavantazhe për të shpuar veshët e foshnjës suaj.

“Bright Side” ka gërmuar më thellë mbi temën dhe ka gjetur disa pika që prindërit mund të duan t’i mbajnë në mendje.

Mund të lëndojnë veten e tyre

Pavarësisht moshës, shpimi i veshëve shkakton paksa dhimbje. E kur u shpon veshët një foshnje, ato mund t’u bëhen të kuq dhe të ndjeshëm. Ata janë të paparashikueshëm dhe nuk do qëndrojnë pa prekur veshët, veprim që mund të jetë i rrezikshëm.

Mund të krijojnë infeksione

Edhe kur bëhen me të gjitha masat paraprake, shpimet e veshëve të foshnjave gjithmonë rrezikojnë të krijojnë një infeksion, përveç nëse kujdesen siç duhet. Dhimbja dhe ënjtja mund të shfaqen nëse veshi nuk pastrohet siç duhet nga ai që ua shpuan dhe madje mund të çojë në formimin e një keloidi.

Ju po bëni zgjedhjen e tyre për ta

Ndërsa varet tërësisht nga prindërit nëse duan të shpojnë veshët e foshnjës së tyre apo jo, ekziston rreziku që fëmija të rritet dhe të mos e pëlqejë atë. E duke u referuar edhe dhimbjes që u shkakton, më mirë lini fëmijët që të vendosin nëse duan apo jo të shpojnë veshët./Gazeta Sinjali/