image Arsimtarja e parë nga komuniteti RAE fillon punën si mësimdhënëse në Fushë Kosovë

Arsim

Arsimtarja e parë nga komuniteti RAE fillon punën si mësimdhënëse në Fushë Kosovë

news image

Drejtoria Komunale për Arsim në Fushë Kosovë përmes një postimi në facebook ka njoftuar se Emel Qehaja Elshani nga komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian ka filluar punën si mësimdhënëse në shkollën Selman Rize.

Kjo është konsideruar si një gjë shumë e mirë pasi që znj. Emel Qehaja Elshani është mësimdhënësja e parë nga komuniteti që ka filluar punën në shkollë.

Drejtori i DKA-së Samir Shahini uroi Elshanin për vendin e punës si arsimtare  e Teknologjisë dhe Informacionit dhe së bashku përçuan mesazhin e rëndësisë së shkollimit për të gjithë fëmijët e këtyre komuniteteve në përgjithësi, e vajzave në veçanti.

Postimi i plotë:

*Arsimtarja e parë nga komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian fillon punën në Fushë Kosovë*

Fillimi i vitit të ri shkollorë nuk kishte si të ishte më i mirë. Sot, shoqëruar nga drejtori i DKA-së z.Samir Shahini, ka filluar punën mësimdhënësja e parë nga komunitetet rom, ashkali, dhe egjiptian në Fushë Kosovë, znj.Emel Qehaja Elshani.

Drejtori Shahini uroi znj.Qehaja Elshani për vendin e punës si arsimtare e Teknologjisë dhe Informacionit në shkollën Selman Riza, dhe së bashku përçuan mesazhin e rëndësisë së shkollimit për të gjithë fëmijët e këtyre komuniteteve në përgjithësi, e vajzave në veçanti.

Të gjithë të rinjtë e rejat e këtyre komuniteteve në Fushë Kosovë tani më kanë edhe një model për t’a ndjekur në rrugëtimin e tyre që të edukojnë dhe arsimojne gjeneratat e reja, ndërsa në anën tjetër komuna e Fushë Kosovës dëshmon edhe njëherë përkrahjen për gjithëpërfshirjen e këtyre grupeve në shoqëri dhe institucione.

/GazetaSinjali/