Së fundmi nga klubi FC Malisheva dha dorëheqje kryetrajneri Sena Alirifen.
Kurse, tani klubi i Malishevës pritet të zyrtarizoj trajnerin e tyre të ri, shkruan Sinjali Sportiv.
Sinjali Sportiv ka kontaktuar me trajnerin Arsim Thaqi, i cili edhe pritet të marrë drejtimin e këtij klubi.
Thaqi tregoi që ka zhvilluar takime me klubin e Malishevës mirëpo që deri më tani nuk ka asgjë zyrtare.
Por, emërimi i Thaqit si trajner i Malishevës pritet të bëhet gjatë kësaj të hëne.
Arsim Thaqi më parë kishte drejtuar 2 Korrikun, Trepçën ’89, Prishtinën dhe Flamurtarin.
FC Malisheva llogaritet si njëra nga skuadrat favorite për kalimin e tyre në Superligë.
Ky klub aktualisht luan në Ligën e parë në Grupin A, dhe për momentin mban pozitën e dytë me 26 pikë të grumbulluara aq sa ka edhe lideri Dukagjini.
Kurse, ky klub fazën përgatitore pritet ta zhvillojnë në Turqi.