image Arseyja pse princi William dhe dukesha Kate nuk dalin kurrë në publik të kapur dorë për dore

Bota e Yjeve

Showbiz/ Arseyja pse princi William dhe dukesha Kate nuk dalin kurrë në publik të kapur dorë për dore

news image

Princ William dhe dukesha Kate Middleton janë përkufizimi i çiftit perfekt. Në paraqitjet tyre publike, ata jo vetëm që shihet se kanë shumë respekt për njëri- tjetrin, por gjithashtu duken shumë të lumtur sa herë që janë bashkë. Por, pavarësisht faktit se janë shokë të ngushtë dhe një ndër çiftet më të lumtura (të paktën kështu njihen nga publiku), ata asnjëherë nuk janë parë të kapur dorë për dore.

Sipas ekspertes së etikës, Myka Meier, nuk është se ka ndonjë rregull të veçantë që e ndalon çiftin ë rrinë afër njëri-tjetrit në publik, por është thjesht çështje etike.

“Arsyeja kryesore është sepse gjatë udhëtimeve të tyre të shpeshta, ata nuk dalin si çift, por si përfaqësues të Mbretërisë së Bashkuar. Për shkak se bëhet fjalë për çështje pune, është e domosdoshme që të ruajnë rolet profesionale dhe t’u shmangen gjërave tipike që një çift normal do të bënte”, është shprehur Meier.

Theksojmë se Duka dhe Dukesha e Cambridges janë martuar në prill të vitit 2011 dhe kanë tre fëmijë: Princin George, Princeshën Charlotte dhe Princin Louis. Martesa e tyre pati shkaktuar një eufori globale në media./GazetaSinjali/