image Arsenali vazhdon të jetë në ‘terr’, mposhtet edhe nga Wolvesi

Futboll

Arsenali vazhdon të jetë në ‘terr’, mposhtet edhe nga Wolvesi

news image

Arsenal nuk ia ka dalë që të marrë pikë në ndeshjen e sotme të zhvilluar si vendas kundër Wolvesit.

Wolves kaloi në epërsi që në minutën e 27-të, me golin e shënuar nga Neto, shkruan Sinjali Sportiv.

Por, Arsenal e barazoi rezultatin pas vetëm 3 minutave, me golin e shënuar nga Gabriel.

Mysafirët në këtë ndeshje arritën të triumfojnë pasi që në fund të pjesës së parë shënoi Podence, gol ky i cili e vulosi fitoren e sontme.

Me këtë fitore Wolves ka kaluar nga pozita 11-të në pozitën e 6-të.

Kurse, Arsenal mbetet në pozitën e 14-të, me 13 pikë të grumbulluara.

/Sinjali Sportiv/