image Arsenali vazhdon formën e mirë, fiton ndaj Tottenhamit

Futboll

Arsenali vazhdon formën e mirë, fiton ndaj Tottenhamit

news image

Arsenali triumfon në përballjen londineze ndaj Tottenhamit, transmeton Sinjali Sport.

Gunners mposhtën rivalin nga Londra Veriore me rezultat 3-1.

Pjesa e parë fantastike e vendasve ishte ajo që iu siguroi tre pikë në këtë takim, pasi i shënuan tre golat.

Emil Smith Rowe, Pierre Emerick Aubameyang dhe Bykayo Saka realizuan për topçinjtë.

Në anën tjetër për mysafirët shënoi Heung Min Son.

Me këtë fitore Arsenali barazohet me pikë me Spurs me nga nëntë në pozitën e dhjetë, kurse në pozitën e 11-të janë Tottenhami.    /Gazeta Sinjali Sporti/