Xhiroja e nëntë e Premier League u mbyllë në “Emirates Stadium”.
Aty, Arsenali i bëri konak Liverpoolit, me takimin që u mbyllë pa fitues.
Rezultati pas 97 minutave lojës ishte 2-2.
Fillimisht, serinë e golave e hapi Bukayo Saka në minutën e nëntë të ndeshjes, derisa pak minuta më vonë, Virgil van Dijk e barazoi rezultatin.
Në fund të pjesës së parë, “Gunners” e rikthyen epërsinë përmes mesfushorit spanjoll, Mikel Merino.
Megjithatë, nuk ishte e shkruar të ketë festë pas ndeshjes për “Topçinjtë”, pasi Mohamed Salah barazoi për 2-2 në minutën e 81-të.
Kështu, Arsenali shkon në kuotën e 18 pikëve, pesë më pak se lideri, Manchester City.
Liverpooli bie në pozitën e dytë me 22 pikë të tubuara në nëntë ndeshje.