image Arsenal e mposht me lehtësi Dundalkin, Napoli me epërsi minimale kundër Sociedadit, Roma mjaftohet me barazim

Futboll

Arsenal e mposht me lehtësi Dundalkin, Napoli me epërsi minimale kundër Sociedadit, Roma mjaftohet me barazim

news image

Arsenal ka arritur fitore me lehtësi kundër Dundalk, me rezultat 3-0.

Golin e epërsisë për Arsenalin e shënoi në minutën e 42’ Nketiah, kurse pas dy minutash shënoi edhe Willock, shkruan Sinjali Sportiv.

Në pjesën e dytë për Arsenalin shënoi edhe Pepe.

Kurse, Napoli ka arritur fitore kundër Real Sociedadit, me rezultat 0-1.

Golin e fitores për Napolin e shënoi Politano, në minutën e 56-të.

Ndërsa, Roma u mjaftua vetëm me barazim, në ndeshjen e zhvilluar kundër CSKA Sofia.

Italianët nuk arritën të shënonin, e po ashtu as mysafirët, duke e përmbyllur kështu ndeshjen me rezultat 0-0.

/Sinjali Sportiv/