image Arroganca e paprekshmërisë, EULEX abuzon me ligjin

Kosovë

Kundërvajtje/ Arroganca e paprekshmërisë, EULEX abuzon me ligjin

news image

Një veturë e EULEX-it është zënë në veprim të paligjshëm.

Shoferi i këtij misioni ka bërë një veprim arrogant, të pahijshëm dhe mbi të gjitha antiligjor, duke parkuar automjetin zyrtar në një hapësirë të gjelbëruar në kryeqytet.

Lajmi është bërë i ditur nga faqja “Vrojtuesit e lagjes” në facebook, transmeton Sinjali.

Kjo nuk është hera e parë që ky mision i cili ka për detyrë sundimin e ligjit në Kosovë jep shembullin e kundërt duke shkelur vetë ligjin.

Sinjali ka raportuar edhe më herët për përfshirjen e shoferëve të EULEX-it në veprime të tilla kundërvajtëse në trafik. /Sinjali/