image Arrin në Turqi shqiptarja që ndodhej në qytetin ku u shfaq koronavirusi

Rajon

Rajoni/ Arrin në Turqi shqiptarja që ndodhej në qytetin ku u shfaq koronavirusi

news image

Studentja shqiptare, Silvana Doçi, bashkë me 41 persona të tjerë janë evakuar nga Wuhani dhe tashmë ndodhen në Turqi.

Evakuimi i tyre u bë përmes një aeroplani ushtarak, ku përveç studentes shqitare, ishin 32 shtetas të Turqisë dhe 10 persona nga Azerbajxhani, Gjeorgjia.

Ministria e Jashtme e Shqipërisë thanë se janë duke e ndjekur me prioritet çështjen e studentes shqiptare dhe se janë në kontakt me palën turke që prej disa ditësh.

Ministria e Jashtme e Shqipërisë i ka paraqitur kërkesën zyrtare autoriteteve turke për të përfshirë edhe studenten shqiptare në operacionin e largimit të ndërmarrë për shtetasit turq që jetonin në Wuhan.

Studentja shqiptare, Silva Doçi ka kryer të gjitha testet dhe ka dalë negative për virusin nCOV, por udhëtimi i gjatë në një avion me mbi 45 persona të tjerë të evakuuar nga Wuhan, e bën të detyrueshëm qëndrimin e saj në karantinë.

“Çdo shtetas që del nga provinca Wuhan, është i detyruar t`i nënshtrohet një regjimi mjekësor karantine 14 ditor para se të lëvizë lirshëm. Për këtë fazë evakuimi, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme vazhdoi kontaktet e pandërprera me Ministrinë e Jashtme turke, me qëllim vijimin e regjimit të karantinës së studentes shqiptare në Turqi. Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme po ndjek dhe do të vazhdojë të ndjekë të gjithë procedurën e evakuimit të studentes shqiptare, deri në mbërritjen e saj pranë familjes në Shqipëri”, njofton ministria e Jashtme shqiptare./Gazeta Sinjali/