Janë publikuar të dhënat e fundit nga Ministria e Shëndetësisë, në lidhje me rastet e reja me COVID-19, po ashtu edhe me numrin e të vaksinuarve.
Sipas këtij njoftimi, është bërë e ditur se vetëm brenda 24 orëve të fundit janë administruar 4 mijë e 22 vaksina.
Kurse, deri më tani 805 mijë e 802 qytetarë janë vaksinuar me dy doza të vaksinës.
Në 81.020 ka arritur numri i personave që janë vaksinuar me doza të treta dhe përforcuese. /GazetaSinjali/