Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri do t’i bashkohet të premten Lëvizjes Vetëvendosje.
Marrëveshja është arritur sot mes tij dhe Albin Kurtit. Pritet që bashkë me Bahtirin, Vetëvendosjes t`i bashkohet edhe komplet struktura e degës së AKR-së në Mitrovicë dhe një pjesë e madhe e AKR-së nga qytete të ndryshme”, ka deklaruar Bahtiri.
Agim Bahtiri udhëheq me komunën e Mitrovicës për dy mandate. Partia e tij ishte në bashkëqeverisje me Vetëvendosjen. Me këtë kalim, Vetëvendosja tashmë udhëheq në dy komuna të Kosovës, Prizrenin dhe Mitrovicën.