Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka njoftuar se tashmë kanë arritur në Shqipëri ekipet e para të Zjarrfikësve nga Kosova për t’i ndihmuar në shuarjen e zjarreve, shkruan Gazeta Sinjali.
Ai ka shkruar se ndihma ndaj njëri-tjetrit në situata të tilla është e domosdoshme.
“Republika e Shqipërisë po përballet me problematikën e zjarreve tash e disa ditë. Natyrisht, se ndihma ndaj njëri tjetrit në situata të tilla është e domosdoshme”, ka shkruar ai në Facebook.
Tutje ai ka shtuar se do të jenë çdo herë përkrah Shqipërisë n♪7 tejkalimin e sfidave të përbashkëta.
“Ne do të jemi përherë përkrah njëri-tjetrit, në tejkalimin e sfidave të përbashkëta”, ka shkruar ai.
Postimi i plotë
Të dashur qytetar,
Republika e Shqipërisë po përballet me problematikën e zjarreve tash e disa ditë. Natyrisht, se ndihma ndaj njëri tjetrit në situata të tilla është e domosdoshme. Prandaj, sot si Ministër i MPB-së, kam kërkuar një mobilizim urgjent të ekipeve të zjarrfikësve, si përgjigje ndaj kërkesës urgjente të autoriteteve shqiptare për ndihmë dhe mbështetje të autoriteteve lokale të Kukësit, në luftimin e zjarreve.
Qendra Operative e MPB-së, në bashkëpunim me atë të AME-së, kanë përgatitur trupat për dislokim në Republikën e Shqipërisë, konkretisht në Qarkun e Kukësit për mbështetjen e autoriteteve vendore në luftimin e zjarreve.
Jemi në koordinim të vazhdueshëm me autoritetet dhe sapo kanë arritur atje ekipet e para të zjarrfikësve sipas kërkesave.
Ne do të jemi përherë përkrah njëri-tjetrit, në tejkalimin e sfidave të përbashkëta.